Dy zjarre të fuqishme në Salaminë, 2 viktima dhe dhjetëra të evakuuar

Dy zjarre të fuqishme në Salaminë, 2 viktima dhe dhjetëra të evakuuar

Bota E Diel, 16 Gusht 2026 18:46 Dy persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të dy zjarreve të fuqishme, me vetëm pak minuta diferencë, në ishullin grek të Salaminës, në afërsi të Athinës. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për evakuimin e banorëve dhe pushuesve nga zonat e rrezikuara. Sipas transmetuesit publik grek ERT, identiteti i dy viktimave ende nuk është përcaktuar. Pesë persona të tjerë, të cilët kanë pësuar djegie si pasojë e flakëve, janë shpëtuar dhe janë transportuar për trajtim në Qendrën Shëndetësore të Salaminës. Zjarri i parë u raportua rreth orës 14:40 me kohën lokale dhe u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga erërat e forta. Autoritetet po përpiqen të mbajnë nën kontroll dy vatrat, pasi ekziston frika se ato...