Zjarri në hotelin në Vlorë, reagon Kurti: Po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë
Zjarri që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë ka shkaktuar reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur shqetësimin për shtetasit kosovarë të lënduar në ngjarje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se autoritetet e Kosovës po e ndjekin nga afër situatën dhe janë në komunikim me institucionet shqiptare për gjendjen shëndetësore të të dëmtuarve. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë. Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm...
Burimi:
kohajone.com