Tragjedi në Itali, çifti udhëton 100 km me djalin e pajetë në sediljen e pasme
Bota E Diel, 16 Gusht 2026 17:43 Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali, ku një çift udhëtoi për rreth 100 kilometra me djalin e tyre 31-vjeçar të pajetë në sediljen e pasme të makinës, pa e kuptuar se ai kishte ndërruar jetë. Sipas mediave italiane, familja me origjinë rumune ishte nisur drejt Torinos dhe po udhëtonte në autostradën A21, në segmentin mes Casteggio dhe Vogherës. Babai ishte në drejtimin e automjetit, ndërsa nëna ndodhej në sediljen e përparme. Djali i tyre 31-vjeçar ishte ulur në pjesën e pasme të makinës. Prindërit menduan se i riu kishte rënë në gjumë dhe gjatë udhëtimit u përpoqën disa herë ta zgjonin, por ai nuk reagoi. Vetëm pasi ndaluan në një zonë pushimi, çifti kuptoi se situata ishte...
Burimi:
kohajone.com