Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

Një ngarkesë me bagazhe që pritej të futej në hapësirën e bagazheve të një avioni të British Airways u përfshi nga flakët në aeroportin Malpensa të Milanos, ndërsa dyshimet e para janë se zjarri u shkaktua nga një pajisje me bateri litiumi brenda një valixheje. Incidenti ndodhi të dielën, pak para nisjes së fluturimit BA585 me destinacion Londrën. Zjarri shpërtheu në kontejnerin që transportonte bagazhet drejt Airbus A321neo, ndërsa u shua nga zjarrfikësit pa shkaktuar të lënduar. Si pasojë e incidentit, avioni u ngrit me më shumë se dy orë vonesë. Fluturimi ishte planifikuar të nisej në orën 13:45, por u realizua vetëm në orën 16:07. Sipas informacioneve paraprake, shkaku i mundshëm i zjarrit është një pajisje me bateri litiumi që ndodhej brenda një valixheje....