Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli
Zjarret masive në Salamina të Greqisë i kanë marrë jetën 2 personave në zonën e Peristerias, ndërsa raportohet se rreth 364 të tjerë janë evakuuar. Sipas mediave greke, një operacion i gjerë për evakuimin e civilëve përmes rrugëve detare është duke u zhvilluar aktualisht në ishullin e Salaminës, ku dy vatra të mëdha zjarri po përhapen me shpëjtësi. Roja Bregdetare Helenike njoftoi se operacioni i evakuimit po zhvillohet në zonat detare pranë Peristerias, Kolones, Maroudit dhe Saterlit, nën koordinimin e Qendrës Operacionale të Rojës Bregdetare. Në operacion janë angazhuar forca të Brigadës së Zjarrfikësve, mjete të Rojës Bregdetare, tragete, varka ndihmëse dhe mjete private. Situata në ishull vijon të jetë kritike, pasi erërat e forta po vështirësojnë ndjeshëm përpjekjet për shuarjen e flakëve. Zjarri i parë...
Burimi:
javanews.al