Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha, nis apeli i gruas së dënuar me burgim të përjetshëm
Në Gjykatën e Lartë të Viktorias në Australi nis këtë javë shqyrtimi i apelit të Erin Patterson, e cila është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre të afërmve të saj me kërpudha helmuese. 51-vjeçarja nuk pritet të jetë fizikisht në sallën e gjyqit, por do ta ndjekë procesin përmes videolidhjes nga burgu. Vitin e kaluar, Patterson u shpall fajtore për tre vrasje dhe një tentativë vrasjeje, ndërsa në shtator u dënua me burgim të përjetshëm. Viktimat ishin prindërit e bashkëshortit të saj të ndarë, të dy 70 vjeç, si dhe motra 66-vjeçare e vjehrrës së saj. Bashkëshorti i kësaj të fundit mbijetoi, por qëndroi i shtruar në spital për disa javë në gjendje të rëndë. Prokuroria pretendoi se viktimat pësuan një vdekje...
Burimi:
vizionplus.tv