Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se rrëzoi 822 mjete ajrore

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se rrëzoi 822 mjete ajrore

Ukraina ka ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha me dronë ndaj territorit rus që prej nisjes së luftës, duke lëshuar qindra mjete ajrore pa pilot drejt disa rajoneve të Rusisë. Sipas autoriteteve ruse, sulmet kanë shkaktuar të paktën shtatë viktima, ndërsa Ministria e Mbrojtjes në Moskë pretendon se gjatë natës janë neutralizuar 822 dronë ukrainas. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se rreth 600 dronë kishin në shënjestër kryeqytetin rus. Një pjesë e tyre, sipas tij, u rrëzuan mbi rajonin e Moskës. Në një prej incidenteve, një 83-vjeçar humbi jetën pasi një dron goditi një banesë private. Sulmet kanë shkaktuar dëme edhe në disa zona të tjera të Rusisë. Në Podolsk, një magazinë në pronësi të kompanisë ruse Wildberries u përfshi nga flakët. Ndërkohë,...