Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u kërkohet të evakuohen
Autoritetet e qytetit gjerman Monschau, pranë kufirit me Belgjikën, u kanë bërë thirrje të dielën banorëve të zonave pranë kufirit të evakuohen, për shkak të një zjarri masiv pyjor që po përhapet në territorin belg dhe po afrohet drejt Gjermanisë. Sipas autoriteteve lokale, fronti i zjarrit ndodhet rreth 1.5 kilometra nga kufiri gjerman dhe rreth 1.8 kilometra nga zona më e afërt e banuar. Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili konsiderohet si më i madhi në historinë e Belgjikës. Flakët kanë përfshirë që prej mesditës së së premtes parkun natyror malor Fagnes, në lindje të Belgjikës, dhe janë përhapur në drejtim të territorit gjerman. Autoritetet belge bëjnë me dije se zjarri ka shkatërruar rreth 30 mijë...
Burimi:
vizionplus.tv