Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet e para nga martesa unike e Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (VIDEO)
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kurorëzuan dhjetë vite lidhje duke u martuar në një ceremoni tepër private, të zhvilluar më 11 gusht në shtëpinë e tyre në Portugali. Çifti zgjodhi një ceremoni familjare dhe larg vëmendjes së publikut, ndonëse më herët ishin përfolur për një dasmë madhështore. Data e martesës kishte një domethënie të veçantë për çiftin, pasi përkonte me 10-vjetorin e njohjes së tyre. Ronaldo dhe Georgina u takuan për herë të parë në Madrid, kur ajo punonte si shitëse në një dyqan të markës Gucci. Ceremonia u zhvillua në sallonin e shtëpisë së tyre, pikërisht në hapësirën ku familja kalon pjesën më të madhe të përditshmërisë. Georgina ka treguar se dëshironte që fëmijët e tyre, edhe pas shumë vitesh, të kujtonin tryezën familjare...
Burimi:
vizionplus.tv