Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet e rajonit mblidhen në Pogradec

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet e rajonit mblidhen në Pogradec

Mbi 100 notarë të moshave të ndryshme nga vendet e rajonit u mblodhën në Pogradec, ku morën pjesë në Maratonën e Notit “Agron Ruvina”, e cila mbahet për të 6 vit radhazi. Maratona u zhvillua në 3 disiplina: për fëmijë 200 m, veteranë 200 m dhe profesionistë 1100 m. Lizi Gusho u shpall kampione e garës për profesionistë. “Jam shumë e lodhur por jam shumë e gëzuar që mora pjesë sërish. Ishte shumë qejf që ta bëja. Ishte pak e vështirë, ishte distancë e madhe. Unë isha stërvitur që të hënën me ekipin tim, me Pogradecin. Po, kam ardhur që nga Amerika për maratonën. Jam shumë e gëzuar, por edhe punova shumë fort që të arrij këtu ku jam. Ishte e fortë gara, ishim ballë...