VIDEO/ Seferi “abonohet” me golin në Turqi, sulmuesi shqiptar fiton derbin me Rei Manajn

VIDEO/ Seferi “abonohet” me golin në Turqi, sulmuesi shqiptar fiton derbin me Rei Manajn

Taulant Seferi është përshtatur mjaft mirë me ekipin e tij të ri. Lojtari i Kombëtares kuqezi është “abonuar” me golin te skuadra e Kajserisporit. Seferi ka gjetur rrugën e rrjetës edhe mbrëmjen e sotme, kur ka ndihmuar ekipin e tij të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Sivasporit. Seferi ka shënuar në minutën e 4-t shtesë të pjesës së parë, kur edhe vulosi rezultatin përfundimtar të lojës. Futbollisti 29-vjeçar ka fituar kështu derbin shqiptar me Rei Manajn, që luante titullar me fanellën e Sivasporit në krahun tjetër të fushës. Ky i shte goli i 3-të në këtë sezon të ri për Taulant Seferin./Sport Ekspres/