VIDEO/ Asist që në ndeshjen e parë si titullar, Daku lë shenjën e tij te Spartaku i Moskës
Mirlind Daku ka lënë shenjën e tij të parë te Spartaku i Moskës. Sulmuesi shqiptar ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë si titullar me ekipin e ri. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka dhënë asist në përballjen kundër Baltikës. Në minutën e 20 të takimit Daku shfrytëzoi një kundërsulm të skuadrës së tij për të dhënë pasimin e fundit për Ugalden. Ky i fundit fitoi duelin me portierin kundërshtar dhe e ndali topin në rrjetë. Baltika barazoi shifrat vetëm 3 minuta më vonë, ndërsa në minutën e 49 Solari i dha sërish epërsinë Spartakut të Moskës. Në fund moskovitët fituan me shifrat 1-2, teksa Mirlind Daku shijoi tre pikët e tij të para me fanellën e Spartakut./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com