Historia e papritur në merkaton e verës, Milani i ofron një lojtar Barcelonës, Deco lë të hapur transferimin

Historia e papritur në merkaton e verës, Milani i ofron një lojtar Barcelonës, Deco lë të hapur transferimin

Një histori e papritur transferimi ka dalë në skenë në ditët e fundit të merkatos, me Milanin që raportohet se i ka ofruar Christopher Nkunkun Barcelonës. Sulmuesi francez mund të jetë një alternativë për katalanasit, të cilët janë në kërkim të një përforcimi në repartin ofensiv. Sipas raportimeve të “El Nacional”, Milan e ka vendosur 28-vjeçarin në treg dhe Barcelona është një prej klubeve që mund të përfitojë nga kjo situatë. Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, thuhet se nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të francezit, i cili mund të jetë një opsion relativisht i lirë nëse planet kryesore të klubit nuk realizohen. Nkunku iu bashkua Milanit vetëm verën e kaluar pas largimit nga Chelsea, por qëndrimi i tij në “San Siro” mund të...