Kontrolle ‘blic’ në Tiranë, mbi 3 mijë gjoba në 48 orë/ Bllokohen 34 automjete, 7 shoferë përfundojnë në pranga

Kontrolle ‘blic’ në Tiranë, mbi 3 mijë gjoba në 48 orë/ Bllokohen 34 automjete, 7 shoferë përfundojnë në pranga

Mbi 3 mijë gjoba, 34 automjete të bllokuara dhe shtatë shoferë në pranga ose nën hetim. Ky është bilanci i kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë aksionit u kontrolluan 131 automjete dhe 213 persona, ndërsa pesë shtetas u shoqëruan në polici për verifikime. Kontrollet u përqendruan te drejtuesit që qarkullonin në shkelje të ligjit, automjetet me xhama të errësuar tej normave, mjetet e modifikuara, si edhe te evidentimi i armëve pa leje, lëndëve narkotike dhe personave në kërkim. Sipas policisë, shtatë drejtues mjetesh u arrestuan ose u vunë nën hetim pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose për shkelje të...