Trafik i rënduar në Durrës/ Forca shtesë nga Tirana në Durrës, policia apel drejtuesve për qetësi dhe kujdes
Sezoni turistik ka sjellë në Durrës jo vetëm mijëra pushues, por edhe trafikun e rënduar. Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë vështirësi në lëvizje, veçanërisht në disa prej akseve kryesore të qytetit dhe rrugët drejt plazheve. Kolonat dhe pritjet zgjasin sidomos në oraret e pikut, ndërsa trafiku i rënduar shoqërohet edhe me ndotje akustike e të ajrit, duke u kthyer në një shqetësim për të gjithë. Menaxhimi i qarkullimit dhe shmangia e bllokimeve mbeten një sfidë për Policinë Rrugore. Për përballimin e fluksit, në Durrës janë angazhuar edhe forca të shtuara nga Tirana. Trafiku dhe temperaturat e larta shpesh krijojnë edhe tensione në rrugë. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes. Në kulmin e sezonit,...
Burimi:
sot.com.al