11 vatra ende aktive, Mali i Dajtit dhe Gurë-Lura më problematiket/ Në terren 5 mjete ajrore dhe 387 efektivë

11 vatra ende aktive, Mali i Dajtit dhe Gurë-Lura më problematiket/ Në terren 5 mjete ajrore dhe 387 efektivë

21 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë vendin deri në orën 14:00 të kësaj të diele, ndërsa 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 3 të tjera janë nën monitorim. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata po menaxhohet përmes operacioneve të përqendruara në disa qarqe, me qindra forca në terren, mjete zjarrfikëse dhe mbështetje nga ajri. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes(16 gusht 2026, ora 14:00) Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë...