Ministri Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt
Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për përballimin e vatrave të zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, me qëllim shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve. Sipas ministrit Ermal Nufi, në Lurë të Dibrës janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA. Aktualisht, banesat në zonë nuk janë të rrezikuara. Ndërkohë, në Malin e Dajtit, 50 efektivë të FA dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore po punojnë për shuarjen e zjarrit. Zonat e banuara nuk paraqiten në rrezik, ndërsa vatra në aksin Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër raportohet nën kontroll dhe monitorim. Ministri ka shprehur mirënjohje për efektivët që po punojnë në terren, duke vlerësuar profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin...
Burimi:
javanews.al