VIDEO-EMRAT/ Sherr mes shitësve të biletave të anijeve turistike, njëri plagoset me thikë

VIDEO-EMRAT/ Sherr mes shitësve të biletave të anijeve turistike, njëri plagoset me thikë

Një konflikt banal mes dy shitësve të biletave të anijeve turistike ka përfunduar me plagosje në portin e Vlorës. Sipas informacioneve, dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej tyre është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i plagosur. Burimet për SYRI-n, mësojnë se shtetasi Edmond Gorishova ka goditur me thikë shtetasin Dhimo Thominin. Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.