Fusha e re e stadiumit “Air Albania” së shpejti do jetë gati, punimet drejt fazës finale

Fusha e re e stadiumit “Air Albania” së shpejti do jetë gati, punimet drejt fazës finale

Procesi i përgatitjes së fushës së re të stadiumit “Air Albania” po vijon me ritme të mira, teksa impianti po i afrohet fazës finale të projektit. Pas mbjelljes së barit natyral, specialistët po vijojnë punën e përditshme për zhvillimin dhe konsolidimin e sipërfaqes së lojës. Procesi përfshin kositjen dhe mbledhjen e barit, ujitjen, mirëmbajtjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të fushës, në mënyrë që ajo të arrijë parametrat optimalë. Paralelisht, vijon edhe procesi i ndriçimit me llampa speciale për rritjen dhe zhvillimin e barit, një element i rëndësishëm për garantimin e kushteve optimale të fushës. Punimet dhe mirëmbajtja do të vijojnë edhe gjatë javëve në vazhdim, ndërsa “Air Albania” synohet të jetë plotësisht gati gjatë muajit shtator. Fusha e re është një tjetër investim i rëndësishëm...