Malisheva nuk e kursen Vushrrinë në start, Drenica- Dukagjini ‘nul’
Dy ndeshje sot për javën e parë në Superligën e Kosovës. Malisheva e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin 2026/27, duke mposhtur Vushtrrinë 6-1 në Hajmali, ndërsa Drenica dhe Dukagjini e mbyllën me barazim 0-0. Malisheva e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e gjashtë përmes Krenar Dulajt, ndërsa Kreshnik Uka shënoi për 2-0 në minutën e 32-të, pasi goli fillimisht u anulua për jashtë lojë, por pas rishikimit nga VAR-i goli rezultoi i vleshëm. Në të dytën, Malisheva vazhdoi dominimin me golat e Dreni Kryeziut (52’), Kreshnik Ukës (64’), Laurent Xhylanit (71’) dhe Mark Bushajt, ndërsa Vushtrria shënoi golin e nderit në minutën e 86-të për rezultatin përfundimtar 6-1. Në ndeshjen tjetër, Drenica dhe Dukagjini barazuan 0-0, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat...
Burimi:
sportiim.al