‘Protesta jo më si e qershorit’, Rama për median britanike: Pjesëmarrës nga partitë opozitare dhe ekstremi
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë për median britanike “UnHerd”, ndau të tjera deklarata lidhur me protestat kundër qeverisë. Sipas Ramës, protestat që po zhvillohen ditët e fundit janë të ndryshme nga ato të qershorit, pasi tanimë po marrin pjesë edhe njerëz të angazhuar në parti politike, duke specifikuar partitë opozitare dhe të ekstremit në vend. Në fund, Rama ndau edhe një këndvështrim për të protestuarit në Shqipëri, që e cilësoi si një akt normal të një vendi europian. “Protestat e sotme nuk janë protestat e qershorit, kështu që njerëzit që folën sot janë të ndryshëm. Ata janë të angazhuar në parti politike. Ata janë të angazhuar në parti opozitare, parti të vogla opozitare, të majtë nga ekstremi dhe të djathtë nga ekstremi....
Burimi:
sot.com.al