‘KAYO po kthehet në vjedhjen e shekullit’, Balliu: Qeveria po boshatis buxhetin dhe rrit taksat

‘KAYO po kthehet në vjedhjen e shekullit’, Balliu: Qeveria po boshatis buxhetin dhe rrit taksat

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për atë që e cilëson si një aferë të rëndë financiare dhe konflikt interesi lidhur me kompaninë KAYO. I ftuar në një emision televiziv, me moderatore Eneida Ndocin, Balliu tha se ka kërkuar interpelancë me ministrin e Mbrojtjes për çështjen dhe se opozita do ta thërrasë ministrin edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të dhënë shpjegime. Një tjetër akuzë e deputetit demokrat lidhet me konfliktin e interesit. Sipas Balliut, ministri aktual i Mbrojtjes ka qenë më herët pjesë e bordit të KAYOs, duke e cilësuar këtë si një situatë që kërkon hetim dhe transparencë. Deputeti i PD-së e cilësoi çështjen KAYO si një aferë që, sipas tij, mund të tejkalojë përmasat...