Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ndalur sërish te protesta në vend. Në një intervistë për median britanike “UnHerd”, Rama është shprehur se protesta nuk është më e njëjtë me atë të muajit qershor. Rama është shprehur se gjatë muajve të fundit në protestë janë përfshirë më shumë parti politike dhe grupe të opozitës, përfshirë edhe forca të ekstremit të majtë dhe të djathtë. Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se, pavarësisht tensioneve, ai është “shumë krenar” që protestat kanë zhvilluar për ditë me radhë në mënyrë kryesisht paqësore. Sipas kryeministrit, fakti që qytetarët mund të protestojnë në bulevard pa u penguar tregon se Shqipëria po sillet si një vend normal evropian, ku protestat janë pjesë e jetës demokratike. “Protestat e sotme nuk janë...
Burimi:
vizionplus.tv