Vatër e re zjarri në Krujë

Vatër e re zjarri në Krujë

Situata me zjarret në Krujë vijon të mbetet shqetësuese. Një vatër e re zjarri është regjistruar pasditen e sotme në të njëjtën zonë ku prej më shumë se një jave janë shfaqur herë pas here disa vatra të njëpasnjëshme. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarret janë shkaktuar nga zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të identifikuar apo të proceduar si autor i tyre. Dëmet në ekosistem konsiderohen të pallogaritshme, pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe habitat natyror, duke shkaktuar dëme të mëdha në faunë dhe florë, të cilat mund të kërkojnë dekada për t’u rikuperuar. Autoritetet ende nuk kanë një shpjegim të qartë për motivet e këtyre zjarrvënieve të përsëritura në zonë. Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse...