Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca
Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 20:00, në territorin e vendit janë regjistruar 31 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 396 forca operacionale dhe 41 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 120 efektivë, 2 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi: * Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra në Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. * Gurë-Lurë, Dibër – Vijon operacioni në një perimetër të gjerë. Janë angazhuar 150 forca bashkiake,...
Burimi:
javanews.al