Kujdes! Mashtruesit po kërkojnë tju vjedhin llogaritë bankare, mos klikoni mesazhet ‘peshkuese’ që ju vijnë në celularë
Një tjetër skemë po aplikohet nga mashtrues online për të të vjedhur llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarëve. Bëhet fjalë për mesazhe mashtruese të dërguara përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit, përfshirë ËhatsApp-in, nga numra të ndryshëm telefoni Në këto mesazhe, autorët paraqiten në mënyrë të rreme si përfaqësues të institucioneve bankare dhe u kërkojnë qytetarëve të përditësojnë të dhënat bankare, të verifikojnë llogarinë apo të kryejnë veprime të tjera, duke klikuar në një link të përfshirë në mesazh. “Bëhet fjalë për skema mashtrimi të tipit “phishing”, të cilat synojnë vjedhjen e kredencialeve të e-banking, kodeve të verifikimit (OTP), si dhe të dhënave të kartave bankare. Këto të dhëna mund të përdoren më pas për kryerjen e transaksioneve të paautorizuara dhe shkaktimin e dëmeve financiare” informon...
Burimi:
syri.net