Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Mesazhet mashtruese përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit janë rikthyer sërish, ndërsa Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm. Bëhet fjalë për skema të njohura si “phishing”, që synojnë marrjen e të dhënave bankare dhe personale. Mashtruesit paraqiten si përfaqësues të bankave dhe u kërkojnë qytetarëve të verifikojnë apo përditësojnë llogaritë e tyre. Në mesazhe zakonisht përfshihen edhe linke të dyshimta, të cilat mund të çojnë në faqe të rreme. Përmes tyre, autorët synojnë të marrin kredencialet e e-banking, PIN-in dhe të dhënat e kartave bankare. Policia këshillon qytetarët të mos klikojnë në linke të ardhura nga numra të panjohur apo të dyshimtë. Gjithashtu, asnjëherë nuk duhet të ndajnë fjalëkalime, kode verifikimi apo të dhëna të kartës bankare. Njoftimi i policisë: Në...