‘Rama jepe dorëheqjen!’ Marshimi nëpër rrugët e Tiranës, 77 ditë protestë
Pas fjalimeve te Kryeministria, ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës. Në protestën e 77 shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij. Edhe mbrëmjen e sotme protestës iu bashkua diaspora. Më thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Nesër me shumë”, vijojnë marshimin në Tiranë. Një ditë më parë, emigrantë shqiptarë mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar qytetarëve në thirrjet kundër qeverisë dhe për ndryshim politik. Protesta e sotme shënon ditën e 77-të të një qëndrese që ka vijuar për javë të tëra, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit veror.
Burimi:
syri.net