‘Populli duhet dëgjuar’/ Koordinatori i ‘Forza Italia’ për Ballkanin në mbështetje të protestës: Jam me ju
Koordinatori i Forza Italia për Ballkanin, Lorenzo Grassini, me anë të një video-mesazhi ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për protestuesit. Ai ka theksuar rëndësinë e së drejtës për të protestuar dhe për tu dëgjuar në një demokraci. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se dalja e qytetarëve në shesh nuk duhet parë si krijim rrëmuje, por si ushtrim i së drejtës për të shprehur zërin e tyre. “Ju flas si një njeri që Ballkanin e njeh prej 20 vitesh, jo nga librat, por duke ecur nëpër rrugët tuaja. Kur një popull del në shesh nuk po krijon rrëmujë, por po ushtron lirinë më të vjetër që ekziston, atë për tu dëgjuar. Populli duhet dëgjuar gjithmonë, edhe kur ka të drejtë, edhe kur gabon. Sheshi...
Burimi:
syri.net