Immobile thotë mjaft, lë futbollin e luajtur

Immobile thotë mjaft, lë futbollin e luajtur

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Lazios, Ciro Immobile, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 36-vjeçare. Sulmuesi kishte kontratë me klubin e Ligue 1, Paris FC, deri në qershor 2027, por ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. Ky vendim, vjen pas problemeve me dëmtimet. Immobile mbyll kështu një karrierë 17-vjeçare, ku spikati veçanërisht te Lazio, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 207 gola. Ai gjithashtu fitoi Këpucën e Artë në vitin 2020, pasi shënoi 36 gola në Serie A, si dhe ishte pjesë e Italisë që fitoi Euro 2020.