Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluksi i udhëtarëve drejt dhe nga Greqia është rritur ndjeshëm gjatë kësaj fundjave, me mijëra qytetarë që kanë kaluar në dy prej pikave kryesore kufitare në jug të vendit, Kakavijë dhe Qafë Botë. Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, gjatë datës 14 gusht, shërbimet kufitare kanë përpunuar gjithsej 11,755 shtetas në hyrje-dalje. Prej tyre, 7,618 shtetas kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 4,137 kanë dalë nga vendi. Në të njëjtën pikë kufitare janë përpunuar edhe 3,459 automjete, nga të cilat 2,259 në hyrje dhe 1,200 në dalje. Fluks i lartë automjetesh është shënuar edhe në pikën kufitare të Qafë Botës, ku janë krijuar radhë në të dyja anët e pikës së kalimit. Udhëtarët po presin për përfundimin e procedurave të kontrollit kufitar, ndërsa ngarkesa lidhet...