Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin e Ronaldon

Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin e Ronaldon

Një dosje konfidenciale e sigurisë, e publikuar nga mediat ndërkombëtare, ka zbuluar prapaskenat e errëta të Botërorit të fundit që u zhvillua në Meksikë, SHBA dhe Kanada, ku Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo rezultojnë të kenë qenë mes objektivave të kërcënimeve serioze. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, që i referohet dokumenteve të publikuara nga “Informacion.es”, autoritetet amerikane kanë regjistruar dhjetëra alarme gjatë turneut, përfshirë kërcënime me armë, pretendime për bomba në stadiume dhe tentativa për t’iu afruar yjeve të futbollit. Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, ishte një nga objektivat kryesorë. Para dy ndeshjeve të Argjentinës, policia mori sinjalizime për persona të armatosur dhe kërcënime për sulme me eksploziv në stadiume, duke detyruar aktivizimin e njësive antieksploziv dhe kontrolle të rrepta sigurie. Edhe kapiteni i Portugalisë,...