Debutuesit kuqezi ndër vite, si ndryshon mosha e Kombëtares. Mitaj dhe Çepele për rekord
Vitet e fundit Shqipëria nuk ka sjellë shumë emra të rinj në Kombëtare, teksa grupi tashmë duket i konsoliduar dhe hapësirat për prurje të reja janë bërë gjithnjë e më të pakta. Megjithatë, analiza e debutuesve tregon se pas Europianit të vitit 2016 mosha mesatare e futbollistëve që kanë veshur për herë të parë fanellën kuqezi është ulur ndjeshëm. Nga Ramen Çepele dhe Mario Mitaj, të cilët hynë në histori si ndër më të rinjtë, te lojtarët që kanë pritur deri në fundin e të 20-ave për të marrë shansin e parë, panorama tregon një Kombëtare që ka ndryshuar mënyrën e afrimit të futbollistëve, por që ende përballet me pyetjen se sa prej këtyre risive arrijnë të kthehen në alternativa të qëndrueshme. PERIUDHA PAS EUROPIANIT- Nëse...
Burimi:
gijotina.com