Goditet organizata kriminale, trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë

Goditet organizata kriminale, trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë

Një organizatë kriminale transnacionale, e cila dyshohet se trafikonte sasi të mëdha kanabisi të papërpunuar nga Shqipëria drejt Turqisë, përmes territorit grek, është shkatërruar pas një operacioni të zhvilluar të premten në mëngjes, më 14 gusht, në Selanik. Operacioni u krye nga autoritetet policore greke me pjesëmarrjen e oficerëve të Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Krimit të Organizuar të Greqisë së Veriut dhe Departamentit të Parandalimit dhe Shtypjes së Krimit të Drejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Selanikut. Në kuadër të operacionit u arrestuan dy shtetas të huaj, 58 dhe 43 vjeç, ndërsa një person i tretë, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e organizatës, është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, organizata kishte një strukturë hierarkike dhe përdorte kamionë...