Nuk pranon oferta nën 3.5 milionë euro për sulmuesin shqiptar, drejtuesit e klubit janë të vendosur

Nuk pranon oferta nën 3.5 milionë euro për sulmuesin shqiptar, drejtuesit e klubit janë të vendosur

Kristian Shpendi është një nga elementët më të spikatur të Serisë B. Sulmuesi shqiptar po dëshmon prej dy sezonesh vlerat e tij, duke qenë një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit. Te Çezena e kanë marrë vendimin për të ardhmen e tij. Drejtuesit e klubit dëshirojnë ta mbajnë në organikën e tyre. Ndërkohë, nga ana tjetër menaxherët mendojnë se ka ardhur momenti për një përvojë të re në karrierë. Ofertat zyrtare mungojnë, ndërsa te Çezena e kanë bërë të qartë se nuk ulen në diskutim për oferta nën 3.5 milionë euro. Nëse një ofertë e tillë nuk mbërrin, atëherë drejtuesit do t’i paraqesin Shpendit rinovimin e kontratës./Sport Ekspres/