Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)
Ndeshjet e Kombëtares po afrojnë teksa ka nisur përgatitja e fushës së re të stadiumit “Air Albania”. Impianti po i afrohet fazës finale të projektit dhe pas mbjelljes së barit natyral, specialistët po vijojnë punën e përditshme për zhvillimin dhe konsolidimin e sipërfaqes së lojës. Më në fund pritet të ketë një fushë të cilësisë së lartë. Procesi përfshin kositjen dhe mbledhjen e barit, ujitjen, mirëmbajtjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të fushës, në mënyrë që ajo të arrijë parametrat optimalë. Paralelisht, vijon edhe procesi i ndriçimit me llampa speciale për rritjen dhe zhvillimin e barit, një element i rëndësishëm për garantimin e kushteve optimale të fushës. Punimet dhe mirëmbajtja do të vijojnë edhe gjatë javëve në vazhdim, ndërsa “Air Albania” synohet të jetë plotësisht gati...
Burimi:
javanews.al