Islanda liron Angjelin Sterkajn, edhe pse u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e Armand Beqirajt! E dëbon edhe nga ishulli

Islanda liron Angjelin Sterkajn, edhe pse u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e Armand Beqirajt! E dëbon edhe nga ishulli

Islanda ka liruar Angjelin Sterkajn, i cili në vitin 2023 u dënua nga Gjykata e Lartë e Islandës me 16 vjet burgim për vrasjen e Armando Beqirajt, jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík në vitin 2021. Stërkaj (foto kryesore) tashmë ka përfituar lirimin me kusht dhe është dëbuar nga vendi, sikurse i është vendosur edhe ndalim rikthimi në Islandë dhe në zonën Schengen. Lajmi është konfirmuar nga drejtoresha e burgjeve, Ragna Bjarnadóttir, raporton ‘Visir’. Dëbimi i Sterkaj bazohet në një ndryshim të fundit të përkohshëm të ligjit, të miratuar nga ministri i Drejtësisë, i cili lejon që të burgosurve të huaj, për të cilët është vendosur dëbimi nga vendi, t’u jepet lirimi me kusht pasi të kenë vuajtur një të tretën e dënimit. Ragna thotë...