Humbëm Din Dertin, një shok të urtë dhe veprimtar të palodhshëm
Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork Me dhimbje të thellë unë dhe shokët e mi, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të , një njeri të përkushtuar ndaj kombit, një shok i mirë dhe i urtë, një veprimtar të palodhshëm të çështjes shqiptare. Din Derti u nda nga jeta më 9 gusht 2026, në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një jetë të mbushur me përkushtim, sakrificë dhe dashuri për shqiptarët dhe atdheun. Din Derti, ishte anëtar i një familjeje me tradita të forta patriotike nga Dibra, e cila u detyrua të largohej nga Shqipëria në vitin 1948. Jeta e tij u zhvillua mes emigrimit, mallit për atdheun dhe angazhimit të vazhdueshëm për çështjen kombëtare. Pas viteve të kaluara në Belgjikë, në vitin 1971 ai emigroi në...
Burimi:
syri.net