Berisha: Reforma territoriale duhet të jetë në funksion të ripopullimit, nëse vazhdohet me këtë ritëm, shqiptarët do jenë stërpakicë
Duke folur për reformën territoriale dhe ndryshimet e propozuara nga mazhoranca, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk e mbështet modelin me 46 bashki. Ai tha se, reforma territoriale duhet të ketë në fokus zhvillimin e zonave rurale, rikthimin e shërbimeve dhe ndalimin e largimit të banorëve nga vendlindjet e tyre. Berisha tha se modeli aktual ka sjellë përqendrim të shërbimeve dhe investimeve, duke nxitur emigrimin dhe shpopullimin. Ai prezantoi alternativën e PD-së për 101 bashki dhe theksoi se ripopullimi duhet të jetë një nga objektivat kryesore të reformës. Hamdi Barçi: Doktor, do ta pranoni reformën territoriale që ka propozuar PS me 46 bashki? Sali Berisha: Përshëndetje, Hamdi! Kur e keqja rrokullis, mendoj se është detyrë të përpiqesh ta ndalosh rrokullisjen dhe jo ta ndihmosh,...
Burimi:
syri.net