Shkodër/ Sekuestrohen 2500 fidanë kanabisi, arrestohen dy persona

Shkodër/ Sekuestrohen 2500 fidanë kanabisi, arrestohen dy persona

Një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike është goditur që në fazat fillestare nga Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit të koduar “Kutitë”. Ngjarja u zbulua fillimisht në afërsi të fshatit Hajmel, ndërsa furgoni me ngarkesën e dyshimtë u ndoq nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontroll. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën disa kuti kartoni me kubikë ku ishin mbjellë 2500 fidanë të dyshuar Cannabis Sativa, të cilët dyshohet se do të përdoreshin për kultivim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe furgoni. Në pranga ranë dy personat që po transportonin kubikët, konkretisht S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit. Sipas...