Plazhe pa paralajmërim, analiza që publiku nuk i sheh – Kush garanton ujin ku lahen pushuesit?

Plazhe pa paralajmërim, analiza që publiku nuk i sheh – Kush garanton ujin ku lahen pushuesit?

Në kulmin e sezonit turistik, mijëra qytetarë hyjnë çdo ditë në det pa pasur informacion të dukshëm dhe të përditësuar për cilësinë e ujit. Ndërkohë, një raport zyrtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar probleme serioze në monitorimin e plazheve, informimin e publikut dhe ndarjen e përgjegjësive ndërmjet institucioneve. KLSH u kishte lënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit afat deri në qershor 2026 për të rishikuar rregullat dhe për të përcaktuar qartë se cili institucion duhet të mbrojë qytetarët nga ekspozimi ndaj ujërave të ndotura. Afati ka kaluar. Pyetja që shtrohet sot është e drejtpërdrejtë: A janë zbatuar rekomandimet dhe ku mund t’i shohin pushuesit analizat e sezonit 2026? NGA 3 NË 34 PLAZHE ME CILËSI TË KEQE Të dhënat e...