Berisha: Zjarrfikësit nuk kanë marrë asnjë lek shtesë, mosmirënjohje
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për indiferencë ndaj situatës së zjarreve në vend dhe kritikoi mënyrën e trajtimit të zjarrfikësve. Berisha u ndal gjithashtu te protestat opozitare, duke deklaruar se ato do të vijojnë dhe se vjeshta do të jetë, sipas tij, “vjeshta e lirisë”. “Java ishte javë e zjarreve, e dhjetëra e dhjetëra zjarreve të shumta, të cilat kërcënuan jo në një, por në disa zona të banuara të vendit banesa dhe jetën e qytetarëve. Përballë këtyre zjarreve, narkoqeveria vazhdonte vakancat. Edi Rama dhe ministrat e tij rreziteshin në diell, duke luajtur kumar dhe në indiferencë të plotë të kësaj që ndodh. Prej mbi 2 javësh, me dhjetëra e qindra punonjës heroikë të zjarrfikësve dhe të...
Burimi:
ntv.al