Mendi Kabashi kandidon në politikën e Kanadasë: ‘Premtimet boshe nuk prodhojnë rezultate’ – mesazh edhe për politikën shqiptare

Mendi Kabashi kandidon në politikën e Kanadasë: ‘Premtimet boshe nuk prodhojnë rezultate’ – mesazh edhe për politikën shqiptare

E ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, vajza e Mirush Kabashit, Mendi Kabashi rrëfehet për rrugëtimin e saj nga Shqipëria drejt Italisë e më pas Kanadasë, duke folur për eksperiencën në ushtri, formimin juridik dhe vendimin për të hyrë në politikën lokale në Mississauga. “Mendi Kabashi është mbi të gjitha vajza e Mirush Kabashit, se ndryshe nuk do njihesha në Shqipëri”, u shpreh ajo, duke sqaruar se pas këtij identiteti familjar ka ndërtuar një rrugëtim të pavarur profesional dhe jetësor. Kabashi tregoi se është larguar nga Shqipëria në moshën 17-vjeçare për t’iu bashkuar ushtrisë në Itali, ku ndoqi Akademinë e Modenës dhe u bë, sipas saj, femra e parë shqiptare që ndoqi ciklin e formimit për oficerë të karabinierisë. Paralelisht, ajo përfundoi...