“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për protestat: Uragani i lirisë vazhdon i pamposhtur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e javës së fundit në vend, duke u ndalur te protestat dhe situata e zjarreve. Në deklaratën e tij për mediat, Berisha e cilësoi javën si “tejet të nxehtë”, duke theksuar se protestat janë zhvilluar në Tiranë dhe në disa qarqe të vendit kundër korrupsionit dhe qeverisjes së Edi Ramës. Berisha kritikoi qeverinë edhe për menaxhimin e situatës së zjarreve, duke deklaruar se dhjetëra vatra kanë kërcënuar zona të banuara dhe jetën e qytetarëve. Sali Berisha: Java ishte një javë tejet e nxehtë, e dominuar nga protesta në mbarë vendin, në Tiranë dhe në një seri qarqesh të Shqipërisë kundër korrupsionit, arbitraritetit të kreut të Meduzës, Edi Rama dhe organizatës së tij kriminale. Java ishte javë...
Burimi:
vizionplus.tv