FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në mur, gjen ar me vlerë 7.5 milionë paund në një ish-fabrikë birre

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në mur, gjen ar me vlerë 7.5 milionë paund në një ish-fabrikë birre

Një 18-vjeçar në Belgjikë ka bërë një zbulim spektakolar gjatë punimeve në një ish-fabrikë birre, duke gjetur ar dhe pasuri me vlerë rreth 7.5 milionë paund të fshehura brenda një muri. Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht në qytetin Sint-Gillis-Dendermonde, pranë Brukselit. Kobe, një student që punonte në një projekt rinovimi, kishte shkuar në objekt së bashku me një koleg për të kryer punime në sistemin e kanalizimeve. Rreth orës 08:15 të mëngjesit, dy të rinjtë nisën të gërmonin në një mur. Fillimisht, Kobe pa disa monedha dhe mendoi se bëhej fjalë për euro të zakonshme. Por, ndërsa puna vazhdoi, në mur nisën të shfaqeshin copëza dhe shufra ari. Në atë moment, 18-vjeçari kuptoi se përballë tij kishte një thesar të jashtëzakonshëm. Kobe dhe kolegu...