Aleanca refuzon takimin me Haxhiun: Nuk pranojmë zvarritjen e krizës
Kosova E Shtunë, 15 Gusht 2026 13:41 Aleanca ka refuzuar ftesën për takim të ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, me liderët e partive politike, duke vlerësuar se takimi nuk synon zgjidhjen e krizës institucionale. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në një letër drejtuar Haxhiut, ka deklaruar se ajo nuk ka legjitimitetin për të marrë rolin e “unifikueses së spektrit politik”, pasi nuk është presidente e zgjedhur e Kosovës. Gjini ka akuzuar Haxhiun dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se takimin po e kërkojnë jo për të gjetur një zgjidhje, por për të bartur përgjegjësinë te partitë e tjera për një vendim që, sipas tij, tashmë është marrë. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po synon ta zgjasë krizën institucionale deri në një moment që i...
Burimi:
kohajone.com