Rritja e naftës ndez debat, Trump mesazh amerikanëve: Nuk kërkoj falje

Rritja e naftës ndez debat, Trump mesazh amerikanëve: Nuk kërkoj falje

Bota E Shtunë, 15 Gusht 2026 10:54 Presidenti amerikan, Donald Trump u ka kërkuar qytetarëve të pranojnë rritjen e çmimeve të karburantit, duke e cilësuar atë si një kosto të nevojshme të luftës kundër Iranit. Deklaratat e tij vijnë ndërsa trafiku i anijeve-cisternë në Ngushticën e Hormuzit mbetet i paralizuar, duke rritur presionin mbi çmimet e naftës. Trump tha se amerikanët duhet ta shohin çmimin më të lartë të benzinës si një sakrificë për të penguar Iranin të sigurojë armë bërthamore. Ai gjithashtu mbrojti politikat e tij, duke thënë se në shumë shtete çmimi i karburantit kishte zbritur më parë nën 2 dollarë për gallon. Sipas Trump, SHBA po bën “një shërbim të madh për botën” dhe ai vlerësoi ushtrinë amerikane dhe bllokadën ndaj Iranit.