VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku dhe frike! Turistët përjetojnë tmerrin LIVE
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka tronditur zonën pranë ishullit Padar në Indonezi, duke shkaktuar momente paniku mes turistëve që ndodheshin në zonë. Lëkundjet e forta u ndjenë në ishull dhe në zonat përreth, ndërsa turistët reaguan të alarmuar. Momente nga ngjarja janë filmuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale, duke treguar frikën dhe pasigurinë që përjetuan personat e pranishëm. Nga pamjet e siguruara, dëgjohet një guidë turistike duke u kërkuar njerëzve të ruajnë qetësinë: “Mos u frikësoni!” Tërmeti ndodhi të premten, më 14 gusht, në orën 21:58, në një thellësi prej 10. Epiqendra u lokalizua 68 kilometra nga qyteti Ende, në provincën Nusa Tenggara Lindore, në ishullin Flores. Në zonën bregdetare, dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar. Gjatë natës, bilanci i viktimave u...
Burimi:
vizionplus.tv