Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!
Policia e Kosovës ka njoftuar sot (15 gusht) se janë gjetur mbetje eshtërore të tre personave në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, në një lokacion ku po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet për krime lufte dhe varre të mundshme masive. Sipas raportit të Policisë, mbetjet janë gjetur më 14 gusht dhe, pas ekzaminimit nga eksperti mjeko-ligjor, është konfirmuar se ato janë me prejardhje njerëzore dhe kanë interes forenzik. “Dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në raportin policor. Gërmimet në këtë zonë janë duke u zhvilluar prej javësh në tri lokacione në Zubin Potok, përfshirë Kalludrën e Vogël dhe Jakubën, pas një hetimi rreth dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte. Më 7 gusht, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale...
Burimi:
javanews.al