E kryer, Ferran Torres vishet si ‘sheik’! Kampioni i Botës prezantohet zyrtarisht me fanellën e kampionëve të PSG, 5 vite kontratë!

E kryer, Ferran Torres vishet si ‘sheik’! Kampioni i Botës prezantohet zyrtarisht me fanellën e kampionëve të PSG, 5 vite kontratë!

Ferran Torres do të vazhdojë karrierën e tij te Paris Saint-Germain, pasi kampionët evropianë njoftuan marrëveshjen me Barcelonën në mesditën e 15 gushtit. Të dy klubet ranë dakord për një tarifë prej afër 50 milionë eurosh (sipas raportimeve nga Spanja dhe Franca), ndërsa golashënuesi i “artë” i Rojës në finalen e Kupës së Botës nënshkroi një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2031. Ferran mori numrin “9” te parisienët, ndërsa tashmë kishte zhvilluar seancën e parë stërvitore, nën udhëzimet e Luis Enriques. Sigurisht, katalanasit nuk munguan ta falënderonin për kontributin e tij dhe t’i uronin “fat të mbarë” në karrierën e tij.